Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa, Bashkësisë Shalom: kur di të qeshësh me vetveten, shpëton nga narcizizmi

Takimi i Papës me Bashkësinë Shalom

04/09/2017 16:06

“A është më i mirë Maradona apo Pele?”: me këtë pyetje, Papa Françesku gjallëroi takimin me Bashkësinë Katolike “Shalom”, një realitet kishtar, lindur në Brazil në vitin 1982, me nismën e një laiku, Moyses Loura de Azevedo Fiho, i inkurajuar nga kryeipeshkvi i atëhershëm i Fortaleza-s, françeskani Aloiso Lorscheider.

Pyetja u prit me duartrokitje të fuqishme e me të qeshura nga të rinjtë, që mbushnin plot e përplot Sallën Pali VI. Duke kujtuar se nisma e parë e Bashkësisë “Shalom” ka qenë hapja e një picerie, për t’u siguruar të rinjve një pikë takimi, Papa i këshilloi të pranishmit “ta japin falas gjithçka marrin falas, pasi kjo – u shpjegoi – të rrit, ta dlirë shpirtin”.

“Të rinjtë – theksoi më pas – kanë nevojë t’i dëgjojnë të moshuarit e të moshuarit kanë nevojë të flasin me të rinjtë”. Papa Françesku vijoi të bënte shaka me të pranishmit: “Nuk arrij të shoh nëse Moyses, që ju ka shoqëruar këtu tek unë, është i ri apo i moshuar tani?” E themeluesi i Bashkësisë “Shalom” iu përgjigj: “jam si ju, Atë i Shenjtë”.

Po duke qeshur, Papa u sugjeroi të rinjve të mos interesohen shumë për pamjen e tyre të jashtme e të mos mendojnë vetëm për vete, por të shkojnë drejt të tjerëve, bashkësi “në dalje”. “Mos rrini duke u parë në pasqyrë – u tha – nëse jua marrin mendjen pasqyrat, thyejini. Ose shiheni veten në to për ta kritikuar, për të kuptuar gabimet tuaja”.

Gjatë takimit, Papa Françesku iu përgjigj një pyetjeje mbi drogën, duke theksuar se ajo “është një nga mjetet e kulturës aktuale për të na shkatërruar jetën, sepse na bën të padukshëm edhe për vetveten, si të ishim ajër”. “Droga – vazhdoi Ati i Shenjtë – na bën të mohojmë gjithçka kemi, droga i pret rrënjët e zemrës, rrënjët e korpit, rrënjët historike, rrënjët problematike e të lë të jetosh në një botë pa baza, çrrënjosur nga gjithçka, nga plani i jetës, nga e tashmja, nga historia personale, nga atdheu, nga familja, nga dashuria, nga gjithçka. Njeriu jeton në një botë pa themele: kjo është drama e drogës. Të rinj krejtësisht të çrrënjosur, pa impenjime të vërteta”.

Në Bashkësinë katolike “Shalom”, që aktualisht ka rreth 3.800 anëtarë të pranishëm në 19 vende, secili mund të hyjë në dy mënyra: në bashkësinë e jetës, ose në bashkësinë e aleancës. E para përbëhet nga burra e gra të martuar, nga njerëz që kanë bërë kushtin të mos martohen për hir të Zotit, nga meshtarë. Kjo bërthamë është qendra e Bashkësisë “Shalom”, krejtësisht e përkushtuar në lutje, në jetën e përbashkët e në shërbimin për të tjerët. Ndërkaq, anëtarët e bashkësisë së aleancës jetojnë të pagrupuar, sipas rregullave të “Shalom”, në profesionin e familjen e tyre, si gjithë të tjerët.

04/09/2017 16:06