2017-09-04 14:07:00

Dialog ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj ortodokse: takim në Leros, 5-9 shtator


Do të mbahet në Leros të Greqisë, nga 5 deri më 9 shtator, një takim i Komitetit të koordinimit të Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj ortodokse. Punimet do t’i kryesojë kryetari i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve, kardinali Kurt Koch dhe kryepeshkopi grek, Telmessos Iob, i Patriarkatit Ekumenik të Kostandinopojës. Hapi i fundit i dialogut katoliko-ortodoks është dokumenti “Sinodaliteti dhe primati në mijëvjeçarin e parë. Drejt kuptimit të përbashkët të shërbimit për bashkimin në Kishë”, publikuar shtatorin e kaluar në Kieti të Italisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.