Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Dialog ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj ortodokse: takim në Leros, 5-9 shtator

Komisioni i përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj ortodokse, Kieti, 2016 - RV

04/09/2017 14:07

Do të mbahet në Leros të Greqisë, nga 5 deri më 9 shtator, një takim i Komitetit të koordinimit të Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj ortodokse. Punimet do t’i kryesojë kryetari i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve, kardinali Kurt Koch dhe kryepeshkopi grek, Telmessos Iob, i Patriarkatit Ekumenik të Kostandinopojës. Hapi i fundit i dialogut katoliko-ortodoks është dokumenti “Sinodaliteti dhe primati në mijëvjeçarin e parë. Drejt kuptimit të përbashkët të shërbimit për bashkimin në Kishë”, publikuar shtatorin e kaluar në Kieti të Italisë.

04/09/2017 14:07