Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: afërsi të përmbyturve të Azisë e të SHBA-ve; një mendim për shtegtimin në Kolumbi

Papës, udhë të mbarë

03/09/2017 13:57

Ngushëllim, afërsi, pjesëmarrje në vuajtjen e popullsive të dëmtuara nga monsonet të Azisë Jugore e të Texas e Luisianës, zona të dëmtuara rëndë nga uragani Harvey. Këto, ndjenjat e shprehura nga Papa menjëherë pas lutjes së Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit:

“Ndërsa rikujtoj afërsinë time shpirtërore me popullsitë e Azisë Jugore, që vijojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve, dëshiroj t’u shpreh pjesëmarrjen time në vuajtje banorëve të Texas-it, të dëmtuar nga uragani e nga shirat e jashtëzakonshme, që shkaktuan dhjetra viktima, mijëra të shpërngulur, dëme të ndjeshme materiale. I lutem Zojës së Bekuar, ngushëlluese e të munduarve, të nxjerrë nga Zoti hirin e ngushëllimit për mbarë bashkësinë teksane në këtë rrethanë kaq të dhimbshme”.

Më pas, përshëndetja e Papës drejtuar shtegtarëve ardhur nga të katër anët e Italisë e të vendeve të tjera, posaçërisht besimtarëve të ishujve Kanarie, anëtarëve të bandës së Pontevikos e një mori të posakrezmuarish. E në përfundim, mendimi i Françeskut shkoi tek vizita e afërme apostolike në Kolumbi, ku do të jetë nga 6 deri më 10 shtator, për t’u rikthyer në Vatikan më 11 të muajit në vijim.

Për të gjithë, urimi: Gëzuar ditën e diel! Mos harroni të luteni për mua!  Drekën e mirë e mirupashfshim!

 

03/09/2017 13:57