2017-09-03 15:49:00

Imzot Gjergj Meta: nuk duam para nga ata që shfrytëzojnë e korruptojnë


Që dje, imzot Gjergj Meta është ipeshkvi i ri i Rrëshenit, në një dioqezë, që i ka dhënë shumë Kishës martire në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë të lumët don Jak Bushati, don Mark Gjani, Marie Tuci, Anton Zogaj dhe veçanërisht imzot Frano Gjini, që ka shërbyer si ipeshkëv në Orosh. Meshën e djeshme të shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në praninë e gjithë ipeshkvijve nga trevat shqiptare, të meshtarëve e të krejt klerit katolik, në katedralen e Rrëshenit mbushur plot e përplot me besimtarë. Prekëse çastet, që karakterizojnë shugurimin ipeshkvnor: shtrirja e ipeshkvit para altarit, vendosja e duarve mbi krye, dorëzimi i Ungjillit, vajimi, dorëzimi i unazës, i mitrës dhe i shkopit baritor. Të rëndësishme, fjalët e përshëndetjes së tij, nga e cila po veçojmë vetëm një pjesë: “Dioqeza jonë është e varfër ndaj i mirëpresim të gjithë ata që na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do t’i pranojmë kurrë paratë e atyre, që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat apo duke grabitur, duke u marrë me korrupsion”. Më hollësisht, të dëgjojmë përgjegjësin tonë, don David Gjugja, i cili po ndjek të gjitha shugurimet e këtyre ditëve, në trevat shqiptare. Në informacionin e tij, edhe intervista me imzot George Frendon, n5 duart e të cilit u shugura imzot Gjergj Meta...








All the contents on this site are copyrighted ©.