2017-09-01 13:58:00

Papa kujton të Lumin Namuncurà: meshtari të identifikohet me popullin


Meshtari “të identifikohet gjithnjë me popullin”, që e gjitha jeta e tij t’u kushtohet vëllezërve. Kështu shkruan Papa Françesku në letrën për ipeshkvin argjentinas të Viedna-s, imzot Esteban Maria Laxague, me rastin e 10-vjetorit të lumnimit të Zeffirino Namuncurà, bir i popullit mapuçe, që u kthye në fenë e Krishtit e u bë salezian për të ndërruar jetë në Romë, në vitin 1905, në moshën 19-vjeçare, për shkak të tuberkulozit.

         Ati i Shenjtë kujton gëzimin, që pati provuar para 10 vjetësh, në lumnimin e Zeffirinos, figurë shumë e dashur në Argjentinë. Ai, nënvizon Papa, “nuk e harroi kurrë popullin dhe kulturën e vet”. E thekson më pas, se meshtari i vërtetë duhet t’i shërbejë gjithnjë popullit. Rinia, nënvizon Papa argjentinas, “di të përgjigjet me bujari kur Krishti paraqitet me dëshminë e një jete të vërtetë, si ajo e Zeffirino-s. “Do të doja që shumë të rinj – përfundon letra e Françeskut – të shohin në Jezusin dashurinë e jetës së tyre dhe inkurajimin që të impenjohen për të tjerët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.