2017-09-01 14:14:00

Françesku: famullitë të jenë shtëpi me portën gjithnjë të hapur


 “Famullitë duhet të jenë gjithnjë të lidhura me familjet, me jetën e njerëzve, me jetën e popullit”. Këtë nënvizon Françesku në videomesazhin për ndjetet e lutjes, nismë e Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës, realizuar nga agjencia La Machi, në bashkëpunim me Qendrën Televizive të Vatikanit. Në video soditen figura të rinjsh që, duke dalë nga famullia,  angazhohen për t’u dhënë ndihmë e mbështetje më nevojtarëve.

Famullitë - kujton Papa - duhet të jenë shtëpi, në të cilat porta është gjithnjë e hapur  për t’i ndihmuar të tjerët. E ka rëndësi që, si t’i takosh, t’u bësh edhe një propozim të qartë feje. Duhen hapur portat - fton Papa - për ta lënë Jezusin të dalë me gjithë gëzimin e mesazhit të Tij.

“Të lutemi, prandaj, për famullitë tona - përfundon Papa - që të mos mbeten zyra funksionale, por, të frymëzuara nga shpirti misionar, të jenë gjithnjë vende ku komunikohet feja  e  dëshmohet dashuria së krishterë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.