Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 31 gusht kalendari kujton Shën Jozefin e Arimatesë dhe Shën Nikodemin

Shën Jozefi i Arimatesë dhe Shën Nikodemi, e morën trupin e Jezusit, të sapo zbritur nga Kryqi dhe e mbështollën me çarçafin e vdekje - RV

31/08/2017 12:23

Më 31 gusht kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Jozefin e Arimatesë dhe Shën Nikodemin, që e morën trupin e Jezusit, të sapo zbritur nga Kryqi dhe e mbështollën me çarçafin e vdekjes. Pranë Kalvarit ishte një varr, që i përkiste Jozefit të Arimatesë. Në këtë varr u vendos trupi i Jezusit pas zbritjes nga kryqi. U vendos me ngut, që gjithçka të mbaronte para kremtimit të Pashkëve, të cilat fillonin në perëndim të diellit.

Ndërmjet të gjitha varreve, të përhapura ndër kontinentet e Planetit tonë, ky është varri në të cilin Biri i Zotit, njeriu Jezu Krisht, e mundi vdekjen me vdekje! Pema e jetës, nga e cila u dëbua njeriu për shkak të mëkatit, iu dëftua rishtas njerëzve në korpin e Krishtit, që u bë Buka e jetës. Në se ndokush ha nga kjo bukë, do të jetojë në amshim; e buka që jep Krishti është korpi i Tij për jetën e botës.

Pavarësisht nga fakti se në Planetin tonë hapen gjithnjë varre të reja, pavarësisht nga varri, në të cilin njeriu i dalë nga pluhuri, kthehet në pluhur, të gjithë njerëzit që shikojnë varrin e Jezusit, jetojnë me shpresën e Ringjalljes! E ky varr nuk mund të mos u kujtojë edhe Shenjtin që kremtoi sot Kisha katolike, Shën Jozefin e Arimatesë.

31/08/2017 12:23