Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Heparakia e Ungros: imzot Oliverio “Fjala ka një forcë, që nuk mund ta parashikojmë”.

Ipeshkvi arbëresh i Ungros, imzot Donato Oliverio

31/08/2017 13:45

Kisha italo-arbëreshe ungjillëzon prej shekujsh, e sot jemi protagonistë”. Kështu u shpreh imzot Donato Oliverio, hepark i Ungros, duke hapur, në Castrovillari (Cs), asamblenë dioqezane. “Angazhimi ynë i sotëm - vijoi - është të njohim kohët në të cilat jetojmë, vendet e njerëzit, bashkësitë e famullitë, familjet e kulturën. Ky shqetësimi kryesor i sotëm i dioqezës së ritit lindor. “Mbështetemi gjithnjë mbi Ungjillin, që është zemra e Shkrimit Shenjt e ushqimi kryesor i jetës së krishterë - vijoi Prelati arbëresh - e, duke reflektuar mbi temat e asamblesë, i nxiti të gjithë të jetojnë me frymën e dialogut, të ballafaqimit e të dëgjimit”.

Uroi, më pas, që Asambleja të jetë përvojë e vërtetë kishtare, nga e cila lindin marrëdhëniet e vëllazërisë e angazhimi për ecjen përpara në jetën e krishterë. Sot Imzot Olivieri lexoi edhe Dekretin e 17 marsit të kaluar,  përmes të cilit shpallet e Nderuar rregulltarja Macrina Raparelli, themeluese e Kongregatës së Motrave Baziliane, Bija të Shën Makrinës. E pranishme, edhe murgesha shqiptare, Elena Lulashi, sot Nënë e përgjithshme e  Bazilianeve, protagoniste në fushën e dialogut ndërfetar me konfesionet e tjera të krishtera, kryesisht me ortodoksët.   

31/08/2017 13:45