Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa Bergoglio: e trishtuar, të shikosh të rinj në pension!

Papa mes të rinjve - ANSA

30/08/2017 12:18

“Të rinjtë, që nuk kërkojnë asgjë, nuk janë të rinj. Janë të plakur para kohe. E trishtuar të shikosh të rinj në pension”. Këtë nënvizoi sot Papa gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, duke komentuar fragmentet ungjillore kushtuar thirrjes së dishepujve të parë të Jezusit. Ç’rini - vijoi - është ajo, që kënaqet me hiçgjë e nuk e pyet kurrë veten për kuptimin e jetës. Jezusi - shpjegoi -  në të  gjithë Ungjillin, në të gjitha takimet që ka gjatë udhës, duket si  njeri që i kall zemrat zjarr. Prej këndej edhe pyetja, që synon të ngjallë dëshirën për jetën, për lumturinë, të cilën çdo i ri e ka gjithnjë në shpirt: “Çka kërkon?”!

 “Çka kërkon?”- të pyet Jezusi! E edhe unë dëshiroj t’i pyes të rinjtë këtu, në Shesh, e ata që po më dëgjojnë përmes mjeteve të komunikimit - shtoi Françesku jashtë teksti - “Ti, që je i ri, çka kërkon? Çka të lyp zemra?”.

30/08/2017 12:18