Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa Françesku kujtoi se më 1 shtator do të kremtohet Dita e lutjes për kujdesin ndaj krijimit.
“Me këtë rast, unë dhe vëllai im i dashur Bartolomeu, Patrik Ekumenik i Kostandinopojës, e përgatitëm së bashku Mesazhin. Në të u bëjmë thirrje të gjithëve të sillen me respekt e përgjegjësi ndaj krijimit. U bëjmë gjithashtu, thirrje, edhe atyre, që kanë role të rëndësishme, ta dëgjojnë britmën e tokës dhe britmën e të varfërve, të cilët vuajnë më shumë se të gjithë nga çekuilibrimet ekologjike”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |