Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Kard. Parolin: puna është themelore e lidhet me dinjitetin e njeriut

Kardinali Pietro Parolin - EPA

29/08/2017 00:00

“Edhe sot puna vijon të ketë rëndësi kryesore. E është temë themelore, sepse tema e punës dhe e punësimit lidhen ngushtë me dinjitetin e njeriut”. Kështu u shpreh kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, në përfundim të një takimi në “Grafica Veneta” të Trebaseleghe, duke u ndaluar tek tema e punës dhe e dinjitetit të njeriut, sepse njeriu realizohet në punë e përmes punës.

E nëse i mungon puna, mbetet pa këtë përmasë themelore”- këtë theksoi kardinali Parolin, pa harruar nënvizojë edhe përgjegjësinë e sipërmarrësve për krijimin e vendeve të punës, që njerëzit të punojnë për të jetuar, të jetojnë jetë dinjitoze e të projektojnë edhe  ardhmërinë e sigurt. Ndjehet shumë mungesa e projektimit, posaçërisht kur flitet për të rinjtë, e ardhmja e të cilëve mbetet krejtësisht e paqartë, kur nuk janë në gjendje të punojnë tani, në kulmin e forcave. Nëse kanë më shumë siguri në këtë drejtim, do të munden edhe të shikojnë më larg, të kenë më shumë shpresa e të krijojnë marrëdhënie më të ngushta familjare e shoqërore.

 

29/08/2017 00:00