2017-08-28 13:18:00

Shën Agostini: O Zot, unë s’di të lutem


Lutje e Shën Agostinit

O Zot, unë s’di të lutem,

askush s’më ka mësuar.

E as tashti

s’e di çfarë duhet të të them,

Ty, që s’e di a je a s’je?

A je kund, o Zot?

Në se je, pse s’të shoh?

Apor është e tepërt

kjo që po të kërkoj!

Majat e deti e lulet

gjithësia mbarë më flet për Ty,

e prap nuk mund të të shoh,

të të zbuloj nuk mund.

Më thonë se dashuria

është provë e qenies sate.

E ndoshta prandaj, deri më sot

s’të kam parë

e as të kam takuar.

Kurrë nuk më deshën aq shumë

sa unë ta ndjej praninë tënde!

O Zoti im,

bëj at takoj dashurinë

që më prin drejt Teje,

një dashuri të sinqertë,

ngrohtësi pa interes,

të fortë, besnike, bujare,

një dashuri-shëmbëllim,

me Ty, o Zoti im!








All the contents on this site are copyrighted ©.