Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku: në Mianmar e Bangladesh. Në motot e vizitave, dashuria, harmonia, paqja

Logot e shtegtimit të Papës në Mianmar e Bangladesh - RV

28/08/2017 12:18

Duke pranuar ftesën e krerëve e të ipeshkvijve të shteteve përkatëse, Françesku do të bëjë më 27 deri më 30 nëntorin e ardhshëm, një shtegtim apostolik në Mianmar, ku do të vizitojë qytetin Yangon e Nay Pyi Taw. Më 30 nëntor deri më 2 dhjetor do të jetë në Bangladesh, në qytetin Dhaka. Programi i shtegtimeve do të botohet së shpejti. Ndërsa është botuar tashmë logoja e vizitës në Mianmar (ish-Birmania): një zemër, simbol i dashurisë e pikëtakimi e kristianizmit me budizmin, fe e shumicës në Mianmar. Anët e logos kanë ngjyrat e flamujve të Vatikanit e të Mianmarit, ndërsa ylberi simbolizon popullsinë shumetnike të vendit, me 8 fise të mëdha e 135 grupe etnike. Portreti i Papës, me pëllumbin gati për fluturim në dorë, është shenjë, që tregon se Françesku  do të shkelë në këto troje të largëta si lajmëtar i paqes, gjë që pasyrohet edhe në moton “Dashuri e paqe” të vizitës së Papës.

Ndërsa motoja e vizitës në Bangladesh është “Harmoni e paqe” (Shomprity&shanti, në gjuhën bangladeze). Logoja paraqet pëllumbin e paqes, brenda të cilit, një kryq dhe lulen kombëtare Shpala, simbol i jetës dhe i shpresës. Lulja e zogu simbolizojnë edhe Tokën Mëmë, shtëpi e përbashkët e njerëzimit. Ngjyrat - e blerta, e  kuqja dhe e verdha - simbolizojnë miqësinë e vjetër ndërmjet dy shteteve, duke kujtuar kështu,  se Vatikani  ishte shteti i parë, që njohu pavarësinë e Bangladeshit, më 1971.

28/08/2017 12:18