Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Atë Storgato: Papa në Bangladesh do t’i inkurajojë të gjithë për dialog

Logoja e shtegtimit të Papës në Bangladesh - RV

28/08/2017 00:00

Misionari saverian Marcello Storgato përshkruan atmosferën e pritjes së madhe në Bangladesh për shtegtimin e Papës: do të jetë inkurajim për  harmoninë e dialogun ndërmjet të gjithëve, në një çast të vështirë, karakterizuar nga prania e  terrorizmit.

“Popullsia është gati. E priste prej kohe lajmin e madh. Papa Françesku do të pritet nga të gjithë, jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga myslimanët e hinduistët. E kjo, sepse Bangladeshi  ka pasuri të mëdha kulturore e edhe sepse prania jonë mirëpritet nga të gjithë”. Kështu u shpreh, për AziaNews, kardinali Patrick D’Rozario, kryeipeshkëv i Dhakës, duke e komentuar lajmin, akoma të freskët, të vizitës baritore të Françeskut. në vendin aziatik.

Edhe misionari saverian Marcello Storgato, prej shumë vitesh në këtë vend, flet, në mikrofonin tonë, për atmosferën e pritjes së madhe, që ndjehet fort në Bangladesh, ku Papa do të jetë më 30 nëntor - deri më 2 dhjetor: “Populli pret Papën e të fundmëve, Papën e paqes e të dialogut. Kjo - kujton meshtari misionar italian - është tokë  e pasur me kultura, me fe dhe etni të ndryshme. Vetë Kisha katolike e ndjen fort këtë larmi, në gjirin e saj. Bashkësitë katolike janë plot gjallëri e gjithnjë në rritje, posaçërisht me të përjashtuarit nga kastat, akoma sot të përbuzur nga shumë njerëz.  Është Kishë e vogël, por guximtare - nënvizon atë Storgato - aktive në misione e në vepra shoqërore dhe edukative, si shkollat, spitalet, kooperativat e zhvillimit e të kursimit.  Gjithë ky aktivitet bën që Kisha katolike të jetë pakicë shumë e vlerësuar.

Për fat të keq – shton misionari, duke kujtuar atentatin e korrikut 2016 në Dhaka - ekstremizmi islamik ka hyrë tashmë në vend. Por fenomeni po ridimensionohet. Qeveria tregohet shumë e vëmendshme, posaçërisht me të rinjtë, që të mos bien në rrjetat e terroristëve.

 Së fundi, atë Storgato mendon se shtegtimi i Atit të Shenjtë në Bangladesh do të jetë ngjarje e gëzueshme për të gjithë e, njëkohësisht edhe inkurajim  për harmoni e paqe, siç e thotë vetë motoja e vizitës..

28/08/2017 00:00