Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Thirrje e Papës për Rohingya. Françesku pranë Bangladeshit, Nepalit e Indisë

Përmbytjet në Gazole: Indi - AFP

27/08/2017 13:40

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa u shprehu afërsinë e tij popullsive të Bangladeshit, Nepalit e Indisë, dëmtuar, këto ditë, nga përmbytje të mëdha. Françesku u lut për viktimat e për të gjithë ata, që vuajnë nga shkaku i këtyre fatkeqësive të natyrës. Më pas, mendimet dhe lutjet e Papës iu kushtuan Myanmar-it:

“Më erdhën - kujtoi - lajme të trishtuara, që flasin për persekutimin e pakicës fetare, vëllezërit tanë Rohingya. Dëshiroj t’u shpreh tërë afërsinë time e i ftoj të gjithë të luten, që  Zoti t’i shpëtojë e të frymëzojë burra e gra vullnetmira në ndihmë të tyre, për t’u siguruar të drejta të plota”. 

27/08/2017 13:40