Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Të rinjtë evropianë të Shën Egjidit në Barcelonë, kundër terrorizmit

Las Ramblas mbushur me lule e qirinj - AFP

27/08/2017 09:00

Këto ditë, Barcelona qe përsëri në qendër të vëmendjes, pas akteve të terrorizmit, në të cilat gjetën vdekjen 14 vetë. Pas Asizit, Krakovit, Romës, Berlinit, Anversës dhe Parisit, Takimi VII Ndërkombëtar i të Rinjve evropianë për paqen, pjesë e Bashkësisë së Shën Egjidit, u mblodh në qytetin spanjoll, për tri ditë reflektimesh, shkëmbimesh, vizitash e miqësie, me temën “Më shumë të rinj, më shumë paqe”. Morën pjesë deri dje, qindra gjimnazistë e universitarë nga Evropa, por edhe përfaqësues të lëvizjes nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Së bashku, bënë një thirrje të fuqishme për paqen e dënuan njëzëri terrorizmin, që mbolli vdekje në Las Ramblas.

         E pikërisht në Las Ramblas, të premten, në orën 18.00, pjesëmarrësit e Takimit, pas një procesioni, vunë lule e kurora në kujtim të viktimave të atentateve në Barcelonë e Cambrils, si edhe lexuan një Manifest për Paqen. Të shtunën, morën pjesë në manifestimin e madh të Barcelonës kundër terrorizmit e në favor të bashkëjetesës ndërmjet popujve, organizuar nga bashkia e qytetit.

         Kortezhi, nën thirrjen “Unë nuk kam frikë”, u nis në orën 18.00 për të arritur në Plaza Catalunya. Në një notë të bashkisë, nënvizohet se “terroristët donin të mbillnin frikë, urrejtje e përçarje në Barcelonë”, por “nuk do t’ia arrijnë” këtij qëllimi, sepse qyteti do ta mbrojë modelin e tij të bashkëjetesës më shumë se kurrë. 

27/08/2017 09:00