Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës 27 gusht – 3 shtator 2017

Shën Augustini, ipeshkvi i Iponës e dijetar i Kishës

27/08/2017 09:00

Sot, në të dielën e 21-të e vitit kishtar, Kisha Katolike përkujton edhe shën Monikën, nënën e Shën Augustinit, ipeshkvit të Iponës.

         Nesër, më 28 gusht, bie festa liturgjike e vetë shën Augustinit, dijetar i Kishës dhe i shën Ermetit, martir.

         Të martën, 29 gusht, përkujtojmë martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit, por edhe shën Sabinën, romake.

         Më 30 gusht, ditën e mërkurë, Kisha Katolike kremton festën liturgjike të shën Feliçit, meshtar e Adautit, të dy martirë, si edhe të shën Pamakut, senator romak.

         Të enjten, 31 gusht, ndërmjet të tjerëve, përkujtohen edhe shën Rajmond Nonato, kardinal mercedar, shën Jozefi i Arimatesë dhe Nikodemi, dishepuj të Krishtit, si edhe i Lumi Alfredo Ildefonso Shuster, kardinal, kryeipeshkëv i Milanos.

         Në ditën e parë të shtatorit, bie festa liturgjike e shën Egjidit abat.

         Ndërsa, të shtunën, më 2 shtator, përkujtohet shën Zenoni, martir i Nikomedisë.

            Të dielën e 22-të të vitit kishtar, 3 shtator, Kisha Katolike kremton festën e shën Gregorit të Madh, papë e dijetar i Kishës. Po këtë ditë, në Tivar shugurohet katedralja e shën Pjetrit.

27/08/2017 09:00