Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku parlamentarëve katolikë: të ndërtohen ura dialogu

Papa takon parlamentarët katolikë - ANSA

27/08/2017 15:15

Angazhim i përshkuar vazhdimisht nga mësime morale e shoqërore, të cilat synojnë ndërtimin e një shoqërie më njerëzore e më të drejtë. Kjo, thënë përmbledhtas, porosia që u dha Papa Françesku pjesëmarrësve në Konferencën e International Catholic Legislators Network, të cilët i priti  në Vatikan, në përfundim të Engjëllit të Tënzot.

Papa Françesku shprehu kënaqësinë e tij të thellë posaçërisht kur mori vesh se në Konferencë morën pjesë edhe anëtarë të ardhur nga vende të ndryshme afrikane. Pohoi, në vijim, se ligjet e shpallura e të zbatuara duhet të ndërtojnë ura dialogu ndërmjet  perspektivave të ndryshme politike, duke pasur në qendër të vëmendjes kujdesin për njerëzit e pambrojtur e të përjashtuar nga radhët e shoqërisë, posaçërisht njerëzit e shumtë, që detyrohen të largohen nga atdheu i tyre.

27/08/2017 15:15