Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Logo dhe moto për udhëtimin e Papës Françesku në Kili

Logo dhe moto e vizitës së Papës në Kili - RV

21/08/2017 13:12

Udhëtimi i Papës Françesku në Kili ka tashmë logon dhe moton e vet. “Ju jap paqen time” është motoja e zgjedhur nga Ungjilli sipas Gjonit (14,27). Frazë, që, siç nënvizon një komunikatë e Komisionit kombëtar për vizitën apostolike të Atit të Shenjtë në janar 2018, përfshin të gjithë, katolikë e jo katolikë. “Papa – lexohet në notë – na nxit drejt kulturës së takimit, duke favorizuar një atmosferë bashkimi për popullin kilian”.

         Logo, nënvizojnë organizatorët e udhëtimit, është shumë i thjeshtë, por, njëkohësisht, përmban tre elementet qendrore të vizitës: Kryqin, firmën e Papës e hartën e Kilit. Ngjyrat bardh e verdh të kujtojnë flamurin e Vatikanit; shkrimi “Kili 2018”, kuq e blu, flamurin e vendit amerikanolatin. Komunikata përfundon duke nënvizuar se logoja nuk është vepër e një personi të vetëm, por fryt i punës së një grupi piktorësh, komunikatorësh, meshtarësh e laikësh.

21/08/2017 13:12