Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa Françesku thotë Lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas atentatit të Barcelonës

Lutja e Engjëllit të Tënzot me Papën

20/08/2017 12:30

Papa Françesku tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, si zakonisht me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit, në atmosferën e atentatit të së enjtes pasdite në Barcelonë të Spanjës. Kujtojmë se Ati i Shenjtë, në një telegram, ku e quan atentatin “mizor”, shprehu dhimbjen e tij të thellë për viktimat dhe u siguroi lutje dhe afërsi të plagosurve e familjarëve. Nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, telegrami vinte në dukje se “Papa dënon edhe një herë dhunën e verbër, që është fyerje e rëndë kundër Krijuesit dhe ia larton lutjen e tij të Tejetlartit, që t’i ndihmojë të gjithë të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri për paqen e pajtimin në botë”.

         Ndërkaq, sot, Ungjilli na jep një mësim të madh: dhuratat e Zotit janë për ata, që i kërkojnë me besim. Vetëm feja na bën të prekim me dorë bukën e bijve të Hyjit, pavarësisht nga kultura, raca e gjuha. Zoti nuk bën dallime e shëlbimi nuk është privilegj i disave. Pjesa nga Ungjilli sipas Mateut vë në dukje fenë e madhe të gruas kananease, e cila i përgjërohet Jezusit ta shpëtojë të bijën nga një demon. Fillimisht, Krishti nuk ia merr parasysh lutjet, por e bën këtë vetëm pasi gruaja tregon besimin e madh që kishte në Birin e Hyjit.

         Ky episod na tregon se me Krishtin, shëlbimi bëhet universal e prek çdo njeri mbi tokë, jo vetëm izraelitët. Vërtet, të gjitha kombet do të mblidhen në Jeruzalemin qiellor, themeluar jo më mbi Sionin, por mbi Mesinë. Për të banuar në të mjafton një kusht i vetëm: feja. Në Leximin e parë të liturgjisë së sotme, Isaia profet parashikon se me ardhjen e Mesisë, tempulli do të kthehej në “shtëpi lutjeje për të gjithë popujt”. Në të, Zoti do të mbledhë jo vetëm të zgjedhurit e Izraelit, por edhe gjithë njerëzit e tjerë. E në Leximin e dytë, shën Pali apostull na kujton se mëshira dhe shëlbimi i Zotit janë të pakthyeshme.

20/08/2017 12:30