Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kardinali Pietro Parolin, në vizitë të rëndësishme në Rusi

Kremlini - AFP

20/08/2017 13:30

Filloi sot në Rusi, vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin. Pas udhëtimeve në vende të tjera të zonës, nga Bjellorusia në Kaukaz, nga vendet balltike në Ukrainë, etapa ruse është rast për ta plotësuar kuadrin, duke i çuar “afërsinë shpirtërore të Papës, bashkësisë katolike lokale” dhe “duke takuar autoritetet më të larta ruse për bisedime mbi tematika dypalëshe e ndërkombëtare, pa harruar kontaktet në nivelin ekumenik”. Parashikohen takime me Patrikun ortodoks Kirill dhe me presidentin rus Putin. Vetë kardinali Parolin deklaroi para nisjes se “Kisha nuk pushon s’u kërkuari të gjithë përgjegjësve politikë të planetit të mos vendosin interesat kombëtare e të veçanta para së mirës së përbashkët, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare – jo të drejtën e forcës, por forcën e së drejtës – e të punojnë për pajtimin e bashkëpunimin ndërmjet kombeve. Metoda është gjithnjë dialogu”, nënvizoi kardinali Parolin, i cili fillon nesër programin e takimeve të vizitës së tij në Rusi.

20/08/2017 13:30