2017-08-19 00:00:00

Shenjtorët e Javës 20 – 27 gusht


E diel 20 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 20-të gjatë vitit kishtar, po më 20 gusht kalendari përkujton shën Shën Bernardin, abat e dijetar i Kishës, e Shën Samuelin profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Adhuruesve të Gjakut të Krishtit.

Të hënën më 21 gusht, kalendari përkujton Shën Piun X, papë.

Të martën më 22 gusht, kalendari përkujton Shën Marinë Virgjër Mbretëreshë, shën Filipin Benizi.

Të mërkurën më 23 gusht, kalendari përkujton Shën Rozën nga Lima, Shën Zakeun e shën Flavianin.

Të enjten më 24 gusht, kalendari përkujton Shën Bartolomeun apostull, Shën Gjovanën Antida Thouret.

Të premten më 25 gusht, kalendari përkujton Shën Jozefin Kalasancio.

Të shtunën më 26 gusht, kalendari përkujton Shën  Anastazin, Shën Eleuterin e Shën Melkizedekun.

Të dielën e ardhshme më 27 gusht, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 27 gusht kalendari përkujton Shën Monikën, nënën e Shën Agustini, të Lumen Angjela nga Foligno.








All the contents on this site are copyrighted ©.