2017-08-18 11:04:00

Sulmet terroriste në Barcelonë: kardinali Blàzquez (ipeshkvijtë), “feja nuk transmetohet me dhunë”


“Feja nuk transmetohet me dhunë, po transmetohet duke propozuar, jo duke imponuar atë”: kështu tha presidenti i Konferencës ipeshkëvnore katolike spanjolle, kardinali Ricardo Blàzquez, duke folur gjatë programit “La Lanterna” në televizionin katolik Cadena Cope lidhur me sulmet terroriste në Barcelonë e në Cambrils.

“Udha për të nderuar të ardhmen e për të rivendosur paqen, tash e përgjithmonë, nuk është kurrë ajo e dhunës terroriste, udha e vërtetë është respektimi i të gjithë njerëzve”. “Ndjehemi të goditur në mënyrë të veçantë nga kjo ngjarje”, tha kardinali Blàzquez, duke iu bashkuar dënimin të sulmeve terroriste, në njërën anë dhe në anën tjetër duke ua drejtuar ftesën të krishterëve për të ndërtuar e rivendosur së bashku paqen. “Duhet të jemi dhe të qëndrojmë të bashkuar në paqe, përndryshe njerëzimi do të shndërrohej një kaos të vërtetë”...








All the contents on this site are copyrighted ©.