2017-08-18 16:36:00

Finlandë: persona goditen me thikë në Turku. Një viktimë


Disa persona u goditën me thikë në qytetin finalendez të Turkut. Është arrestuar një burrë, të cilin policia e qëlloi në këmbë, por, sipas dëshmitarëve, ishin tre vetë ata, që godisnin me thikë kalimtarët, duke thirrur “Allah akbar”. Akoma është shpejt për të nxjerrë përfundime, por ngjarja ka konturet e atentatit integralist. Me një mesazh në Twitter, policia ka kërkuar evakuimin e qendrës së qytetit. Turku ndodhet në jugperëndim të Finlandës.

Sulmi në sheshin e tregut Puutori, sipas një bilanci të parë, ka shkaktuar vdekjen e një personi e plagosjen e disa të tjerëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.