2017-08-17 15:00:00

Sierra Leone: Unicef, “një katastrofë e paparë”. 109 fëmijë të vdekur e mbi 3000 të pastrehë.


Ajo që po ndodh në Sierra Leone, vend afrikan e njëri prej shteteve më varfra e të harruara të planetit, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë, një katastrofë e vërtet”, shkaktuar nga përmbytjet e shembja e dheut. Kështu deklaroi Andrea Iacomini, zëdhënës i Unicef-it italian: “në Sierra Leone  mbi 3.000 vetë kanë humbur shtëpitë e tyre dhe janë të detyruar të jetojnë të tmerruar skaj rrugëve në mesin e baltës e të llumit. Është vështirë të vendosët numri i saktë i të vdekurve që kanë shkaktuar përmbytjet dhe shembja e dheut. Dimë, mjerisht, se kanë humbur jetën mbi 109 fëmijë, po numri mund të rritet çdo orë më shumë”.

Unicefi, i pranishëm në Sierra Leone, është i impenjuar në linjë të parë për t’i afruar ndihma popullsisë përmes ujit, gjërave ushqimore e të çdo lloji tjetër si dhe për t’i mbrojtur e ndihmuar fëmijët e shumtë që kanë mbetur pa prindër.








All the contents on this site are copyrighted ©.