2017-08-16 12:34:00

Sierra Leone: Unicef-i flet për të mbijetuar të traumatizuar


Unicef-i ndërhyn në Sierra Leone. Menjëherë pas shembjes së dheut dhe përmbytjes, që shkaktoi së paku 400 të vdekur e 600 të humbur, ndër të cilët shumë fëmijë, organizata e OKB-së filloi vlerësimin e nevojave në dy zonat më të dëmtuara. Deri tani, e ka furnizuar popullsinë me strehime plastike, qese për kufomat, megafonë për t’i folur turmës. “Shumë nga të mbijetuarit janë të traumatizuar e familjarët po kërkojnë akoma të dashurit e tyre – thuhet në një notë të Unicef-it. – Burimet e ujit janë dëmtuar e në një zonë, së paku 100 vetë, pa strehim e të frikësuar në kulm për mundësinë e përmbytjeve të tjera, janë strehuar për një natë në shkollë. Ka akoma njerëz, që nxirren nga rrënojat e disa janë gjallë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.