Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Kryeipeshkvi i Bagdadit: situata në Irak është e vështirë, po shpresa nuk vdes

Monsignor Jean Benjamin Sleiman, arcivescovo di Bagdad dei latini

15/08/2017 13:45

Komuniteti i krishterë irakian feston sot solemnitetin e të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell, ashtu siç kremtohet edhe në Sirinë fqinje, për çka flet nunci apostolik në Damask, kardinali Zenari. Një festë që, edhe sivjet, i sheh Kishat e Iraku që, në një ditë pune, i mbledhin  besimtarët, pa marrë parasysh frikën që i kanoset çdo të krishteri, si pasojë e persekutimeve që kanë pësuar komunitetet e krishtera të vendit, nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, që, gjatë dy viteve të fundit, ka shkatërruar vendet e kultit dhe fshatra të tëra e vrarë me qindra njerëz. Edhe pas lirimit të shumë zonave të Irakut nga rrethimi e pushtimi i Isis, nga ana e ushtrisë vendore, e cila ka rivendosur një  farë qetësi relative, popullsia mbetët, mjerisht, e kërcënuar e nën frikë të madhe.

Në teren, viktima ka pothuajse çdo ditë: dje dy ushtarë amerikanë janë vra e pesë të tjerë plagosur në veri të Irakut nga një shpërthim. Ndërkohë, pas Mosulit ofensiva e forcave qeveritare kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik është zhvendosur në Tal Afar në veri të Irakut. Këtu me qindra mijëra civilë kanë filluar të largohen prej fshatrave të afërta, në pritje të çlirimit të zonës.

Në këtë skenar, pra, në Irak kremtohet “festa e Zojës së Madhe,  e cila shikohet si një fije shprese, aty ku shumica e të krishterëve irakianë dhe e popullsisë kanë humbur shpresën për të ardhmen – shpjegon imzot Jean Benjamin Sleiman, kryeipeshkëv i Bagdadit. Çdo ditë po ballafaqohemi me një emigracion që është gjithnjë në rritje. Janë shumë pak – shton imzot Sleiman – familjet që kanë kthyer në fshatrat e liruara.

15/08/2017 13:45