Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku: të promovohet në Mesdhe kultura e mikpritjes së emigrantëve

Zbarkimi i emigrantëve - ANSA

14/08/2017 12:29

“Duhet angazhim gjithnjë më bujar për favorizimin e kulturës së mikpritjes e të solidaritetit, duke promovuar kështu paqen e vëllazërimin ndërmjet popujve”. Këtë pohon Françesku në mesazhin drejtuar takimit ndërkombëtar “Mesdheu, port i vëllazërimit”, organizuar nga dioqeza Ugento-Santa Maria di Leuca, me ndihmën e një sërë institucionesh e shoqatash. Në ngjarjen, që përfundoi sot, morën pjesë 250 të rinj, nga 31 vende të ndryshme.

Në mesazhin drejtuar ipeshkvit vendas, imzot Vito Angiuli, Papa  inkurajon bashkësinë e krishterë, të rinjtë e vendeve mesdhetare si dhe  gjithë njerëzit vullnetmirë, ta shikojnë praninë e shumë vëllezërve e motrave emigrante si mundësi rritjeje njerëzore, takimi, dialogu e njëkohësiht, si rast për ta kumtuar e për të dëshmuar Ungjillin e dashurisë. Papa vlerësoi lart nismën, që përfundoi me nënshkrimin e “Kartës së Leuca-s”, dokument me të cilin të rinjtë e pranishëm në takim u kërkojnë të pushtetshmëve të tokës t’i shërbejnë paqes, t’i japin fund prodhimit dhe përdorimit të armëve dhe të angazhohen konkretisht për hapjen e korridoreve  humanitare, në shërbim të popujve, që ikin nga lufta.

Në këtë ngjarje, që tashmë përfundoi, morën pjesë edhe Cei, Caritasi Italian, Pax Christi, Focsiv e Migrantes. Mbrëmë të rinjtë shtegtuan tek varri i Don Tonino Bellos, në Alessano, provinca e Lecces, në Bazilikën Shenjtërore të Shën Marisë së Leuca-De Finibus Terrae.  

14/08/2017 12:29