2017-08-13 08:00:00

Motër Santina Cappellini, eprorja e re e engjëlloreve të Shën Palit


Motrat Engjëllore të Shën Palit, të cilat shërbejnë edhe në Shqipëri e Kosovë, në fund të korrikut përfunduan Kapitullin e tyre të Përgjithshëm e zgjodhën eproren e re. Ajo është motër Santina Cappellini. Ja një informacion i shkurtër për të:

         Lindi në Melegnano të Milanos më 8 prill 1955. Hyri në kuvendin e motrave në qytetin verior italian, më 8 shtator 1974. Më 24 shtator të vitit të mëpasëm filloi noviciatin në Romë, në shtëpinë e motrave në Torre Gaia, ku u njoh me punën e tyre në periferinë e kryeqytetit italian. Pas dy viteve, më 15 tetor 1977, bëri kushtet e para. Punoi për gjashtë vjet si mësuese dhe drejtoreshë e shkollës fillore, pjesë e shkollës së Shën Palit, administruar nga engjëlloret, po në Torre Gaia. Më 7 tetor 1982 bëri kushtet e përjetshme. Në vitin 1994 u transferua në kuvendin e motrave në Trani të Italisë. Nga viti 1997 shërbeu si Eprore e përgjithshme po në Trani, për bashkësinë “Shën Jozefi” të motrave engjëllore. Në vitin 2011 u zgjodh këshilltare e Eprores së Përgjithshme dhe ekonomiste e Kongregatës. Tashmë, që nga 29 korriku i sivjetëm, është Eprore e Përgjithshme e Motrave Engjëllore të Shën Palit. I urojmë gjithë të mirat në këtë detyrë të rëndësishme.








All the contents on this site are copyrighted ©.