2017-08-13 09:00:00

Imzot Hinder: në Jemen, rezistojnë vetëm motrat e Nënë Terezës


Në luftë që nga viti 2015, Jemeni është gjithnjë e më tepër në qendër të një krize humanitare të paparë në botë, me një epidemi kolere ndër më të rëndat e regjistruara ndonjëherë dhe, me një fluks të madh refugjatësh drejt vendeve të Gjirit Persik. Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare mbështet presidentin Abd Rabbih Mansour Hadi, i cili përkrahet nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, që kontrollon hapësirën ajrore të vendit. Rebelët shiitë Houti, besnikë ndaj ish-presidentit Ali Abdullah Saleh e të ndihmuar nga Irani, mbajnë të pushtuar veriun dhe kryeqytetin Sana’a.

Në këtë situatë ndodhet një popullsi prej më se 20 milion banorësh, e braktisur, pa infrastruktura dhe pa autoritete të njohura botërisht, siç shpjegon, në mikrofonin tonë, imzot Paul Hinder, vikar apostolik i Arabisë jugore:

“Është shumë e vështirë të dërgohen ndihma në vend. Ka akoma organizata ndërkombëtare si Kryqi i Kuq, Mjekët pa kufij dhe të tjera, që sigurisht bëjnë ç’është e mundur, por përderisa të mos garantohet siguria, edhe ndërhyrja e tyre është jashtëzakonisht e vështirë e, në disa zona, gati e pamundur. Admiroj thellësisht misionaret e pakta, që kanë mbetur – si motrat e Nënë Terezës – të cilat, fatmirësisht, akoma arrijnë të bëjnë diçka në Aden e në Sana’a, megjithëse gjenden në një situatë tepër të vështirë. Dua t’ua besoj lutjes së të krishterëve në të gjithë botën”.








All the contents on this site are copyrighted ©.