Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Lutja e Engjëllit të Tënzot,me Papën Françesku, në Vatikan

Besimtarët në Lutjen e Engjëllit të Tënzot - AFP

12/08/2017 12:30

Papa Françesku tha sot Lutjen e Engjëllit të Tënzot, si zakonisht me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit. Ati i Shenjtë reflektoi për Ungjillin e ditës, i cili na paraqet Jezusin, që ecën mbi ujë dhe i fton apostujt të bëjnë të njëjtën gjë, pa frikë.

         Megjithëse nuk e pranojmë, jetojmë në një shoqëri, që ushqehet vazhdimisht nga frika e kjo gjendje shpirtërore mund të na paralizojë krejtësisht, ose të na bëjë më agresivë ndaj realitetit, në të cilin jetojmë. Më se një herë, Jezusi i nxit dishepujt e vet të mos kenë frikë, sepse fytyra e Zotit, që Ai erdhi ta bëjë të njohur mbi Tokë, nuk karakterizohet as nga zemërimi e as nga inati, por nga dhembshuria e mëshira. Kështu dëshmon se njeriu, ashtu si Elia profet, mund t’i afrohet Zotit, të ngjitet në malin ku ndjen praninë e Tij e ta dëgjojë Atë, që flet në fshehtësinë e zemrës dhe perceptohet si të ishte një pëshpërimë e lehtë e erës, siç përshkruhet në Leximin e parë të liturgjisë së sotme.

         Për ta dëgjuar, kërkohet një vesh i vëmendshëm, që e kupton kur kalon Hyji dhe e shijon ëmbëlsinë e pranisë së Tij. Përmes këtyre shenjave të fshehta e delikate, Zoti na tregon fuqinë e vet. Kështu i ndodh edhe Pjetrit, në Ungjillin e sotëm sipas Mateut, kur në mesin e dallgëve të detit, dëgjon zërin e Krishtit, që i thotë: “Eja!” e forca e krahut të Tij e tërheq, duke e shpëtuar nga uji. Edhe të krishterit të sotëm i kërkohet pikërisht ky qëndrim e besim ndaj dhembshurisë së Zotit e fuqisë së Tij, për të provuar kështu, shpëtimin, që vjen prej Hyjit.

12/08/2017 12:30