2017-08-10 14:33:00

Tweet i Papës: Jezusi nuk na lë vetëm, jemi të çmuar për Të


“Jezusi nuk na lë vetëm, sepse jemi të çmuar për Të”: ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku. Faqja e tij @Pontifex, në nëntë gjuhë të botës, gjatë këtyre javëve, i ka kapërcyer 35 milion ndjekësit. Edhe gjatë muajit të gushtit, Ati i Shenjtë u ofron besimtarëve mendimin e tij, përmes një fraze të shkurtër me karakter shpirtëror e baritor. I përuruar nga Benedikti XVI, më 12 dhjetorin e ardhshëm, faqja e papëve në Twitter do të mbushë 5 vjet jetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.