Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Makinë kundër ushtarëve, kthehet frika e terrorizmit në Paris

Forcat e policisë, sot në Paris - AP

09/08/2017 15:15

Kthehet frika e terrorizmit në Francë. Gjashtë ushtarë u plagosën nga një makinë, e cila u vërsul kundër tyre në një shesh, 200 metra larg bashkisë së Levallois-Perret, një komunë në veriperëndim të Parisit. Makina, një BMW, u largua me shpejtësi. Fillimisht u mendua për aksident, por kryetari i bashkisë, Patrick Balkany, foli për akt të qëllimshëm e për sulm të turpshëm. Duket se makina, fillimisht e parkuar, lëvizi dhe shtoi shpejtësinë pikërisht sapo ushtarët dolën jashtë kazermës. Ministria e Brendshme mblodhi me urgjencë Komitetin e Sigurisë. Një person është arrestuar.

Vetëm katër ditë më parë, një burrë me thikë në dorë e me thirrjen “Allah Akbar” deshi të vriste ushtarë të tjerë në Kullën Ejfel të Parisit. Bënin pjesë në të njëjtin operacion “Sentinel” si ushtarët e sotëm, organizuar nga qeveria si masë antiterrorizmi. Gjatë këtij viti, forcat e rendit janë sulmuar gjashtë herë.

09/08/2017 15:15