Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Françesku: mjaft me sulme kundër besimtarëve në lutje, krim i turpshëm

Kisha e Shën Filipit e sulmuar në Nigeri - REUTERS

09/08/2017 11:24

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke kujtuar sulmin kundër një kishe në Nigeri dhe dhunën e re në Afrikën Qendrore, Papa bëri thirrje: “Të mos përsëriten kurrë më krime kaq të turpshme, kryer në vende kulti, ku besimtarët mblidhen për t’u lutur”: 

“Mbeta thellësisht i hidhëruar nga masakra e së dielës së kaluar në Nigeri, brenda një Kishe, ku u vranë njerëz të pafajshëm. E për fat të keq, sot marr edhe lajmin e dhunës së re vrastare në Republikën Qendrafrikane kundër bashkësive të krishtera. Uroj të heshtë çdo formë e urrejtjes dhe e dhunës e të mos përsëriten kurrë më krime kaq të turpshme, të kryera në vende kulti, ku besimtarët mblidhen për t’u lutur. Të mendojmë për vëllezërit e motrat tona të Nigerisë e të Republikës Qendrafrikane. E të lutemi për ta, të gjithë së bashku: Të Falemi Mari…..”

09/08/2017 11:24