Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku lutet pranë varrit të Palit VI

Papa Françesku lutet para varrit të Palit VI - ANSA

07/08/2017 13:38

Dje, nga ora 9.30 deri në orën 10.00, Papa Françesku shkoi në Kriptën e Vatikanit, nën Bazilikën e Shën Pjetrit, për t’u lutur para varrit të të Lumit Pali VI, papë, në përvjetorin e 39-të të vdekjes së tij, pikërisht në solemnitetin e Shndërrimit të Zotit, më 6 gusht 1978. Vetëm pak minuta më parë, kremtoi aty meshën, ipeshkvi i Albanos dhe sekretari i Këshillit të Kardinajve, imzot Marcello Semeraro. I telefonuam për të na treguar çastet e lutjes me Papën:

         “Tashmë, me lumnimin, u caktua edhe data liturgjike e përkujtimit të Papës Pali VI. Prandaj, ndërsa dikur, në ditën e Festës së Shndërrimit të Zotit, kremtoja normalisht në kishën famullitare të Castel Gandolfos, dy hapa larg vendit ku vdiq Papa i lum, tani e kam zakon të kremtoj pranë varrit të tij. Nga fundi i meshës erdhi edhe Ati i Shenjtë Françesku dhe u bashkuam me të në një çast mjaft të gjatë lutjeje. Për mua ishte emocionuese të rrija pranë tij kaq gjatë, në lutje e në heshtje. E dimë se, për arsye të ndryshme, Françesku është shumë i lidhur me Palin VI. Unë them se ai e di përmendësh Nxitjen apostolike “Evangelii nuntiandi” të Palit VI. Françesku kryesoi ritin e lumnimit e urojmë që shpejt, të arrijë edhe çasti i kanonizmit”.

07/08/2017 13:38