Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Ngushëllimet e Papës Françesku për ish-ambasadorin shqiptar në Vatikan, z. Rrok Logu

Bashkëshortët, Bora e Rrok Logu - RV

07/08/2017 10:48

Ish-ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, z. Rrok Logu pushon tashmë në paqe në Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Kujtojmë se familja, autoritetet kishtare e civile, miqtë e dashamirët e përcollën në banesën e fundit, të premten, më 4 gusht, me një meshë drite të kremtuar në kishën e fretënve në Gjuhadol, nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në bashkëkremtim me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji, me ipeshkvij e meshtarë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare. Me atë rast, Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Angelo Becciu, ngarkoi nuncin apostolik në Shqipëri t’u transmetonte të pranishmëve në meshë ngushëllimet e Papës Françesku. Letra u lexua nga imzot Angelo Massafra, të cilit edhe i drejtohet si bariu i kryedioqezës Shkodër-Pult. Ja letra, me të cilën imzot Becciu i dërgon mesazhin nuncit apostolik në Shqipëri, imzot Charles J. Brown:

Sekretaria e Shtetit

Seksioni I – Punët e përgjithshme

 

Nr. 366.898                                                                  Nga Vatikani, 3 gusht 2017

 

Shkëlqesia Juaj,

         në përgjigje të Raportit të Nunciaturës Nr. 69/17/E-mail e 2 gushtit 2017, do t’ju kërkoja përzemërsisht të transmetoni mesazhin e mëposhtëm:

“Shumë i nderuari imzot Angelo Massafra

Kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit

         I trishtuar nga vdekja e parakohshme e Shkëlqesisë së Tij Rrok Logu, Shenjtëria e Tij Papa Françesku i shpreh, nga zemra, ngushëllimet, gruas së ambasadorit, Borës dhe fëmijëve të tyre. I vetëdijshëm për punën e përkushtuar të tij në promovimin dhe përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Shenjtëria e Tij ia beson shpirtin e ambasadorit Logu dashurisë së mëshirshme të Zotit të Gjithpushtetshëm. Të gjithë atyre, që mbajnë zi për të, me shpresën e sigurtë në Ringjallje, Papa Françesku u jep përzemërsisht Bekimin e Tij Apostolik, si shenjë shprese e ngushëllimi në Zotin tonë Jezu Krisht.

Kryeipeshkvi Angelo Becciu

Zëvendës"

 

Me mirënjohje për ndihmën tuaj të vlefshme, mbetem

Sinqerisht, juaji në Krishtin,

Imzot Angelo Becciu

 

Për fort të nderuarin imzot Charles J. Brown

Nunc Apostolik në Shqipëri

Tiranë

07/08/2017 10:48