2017-08-07 11:54:00

Françesku në përfundim të Asian Youth Day: përgjigjjuni me guxim Zotit


Përfundoi me një ceremoni solemne në aeroportin ushtarak të Yoygiakartës, Dita e shtatë e Rinisë Aziatike. 21 vende e rreth 2 mijë të rinj janë shifrat më të rëndësishme të kësaj dite. Në meshën e mbylljes, që u kremtua dje, u lexua edhe një mesazh i Papës Françesku, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Në tekst, Ati i Shenjtë i nxit të rinjtë e Azisë të dëgjojnë me më tepër vëmendje thirrjen e Zotit, në mënyrë që t’i përgjigjen me fe e me guxim. Papa i fton të frymëzohen nga shën Maria e të jenë dishepuj misionarë, duke iu besuar ndërhyrjes së saj plot dashuri.








All the contents on this site are copyrighted ©.