2017-08-07 17:46:00

Dhimbja e Papës për viktimat e tragjedisë në një kishë të Nigerisë


Papa Françesku shprehu sot ngushëllimet e tij më të thella për viktimat e “sulmit të dhunshëm” në kishën katolike të Shën Filipit në qytetin Ozubulu të Nigerisë. Sulmi shkaktoi 11 të vdekur. Në një telegram për ipeshkvin e Nnewi-t, imzot Hilary Paul Odili Okeke, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Ati i Shenjtë tregon dhimbjen e tij të thellë dhe afërsinë për besimtarët e dioqezës nigeriane, duke u siguruar lutje familjeve të viktimave e të gjithë atyre, që janë prekur nga kjo tragjedi.








All the contents on this site are copyrighted ©.