2017-08-06 08:00:00

Shenjtorët e javës 6-13 gusht


Sot, Kisha Katolike kremton Solemnitetin e Shndërrimit të Krishtit, në të dielën XVIII gjatë vitit kishtar. Po sot përkujtohet edhe shën Ormisda, papë.

         Të hënën, më 7 gusht, bie festa liturgjike e shën Sikstit II, papë dhe të shokëve të tij, martirë. Përkujtohet gjithashtu, edhe shën Gaetano Thiene, meshtar, themelues i teatinëve.

         Më 8 gusht, ditën e martë, Kisha përkujton shën Domenikun Guzman, meshtar, themelues i Urdhërit të Predikatarëve, si edhe shën Qiriakun, Largon e Smaragdon, martirë.

         Të mërkurën, një nga shenjtoret më të njohur, Pajtore e Evropës. Është fjala për shën Terezën Benedikta e Kryqit (Edith Stein), virgjër e martire. Kujtohet edhe shën Romano, martir.

         Të enjten, më 10 gusht, përkujtojmë shën Lorencin, diakon e martir.

         Më 11 gusht, ditën e premte, bie festa liturgjike e shën Kiarës së Asizit, birgjër, themeluese e Klariseve; e shën Tiburcit, martir, dhe e shën Suzanës, romake.

         Të shtunën, më 12 gusht, Kisha Katolike kujton shën Gjovana Françeska Chantal, rregulltare, si edhe të lumin Inoçenci XI, papë.

         E diela e ardhshme, e 19-ta e vitit kishtar, na sjell ndërmend shën Poncianin, papë dhe shën Hipolitin, meshtar, të dy martirë; por edhe shën Gjonin Bergmans, rregulltar jezuit.








All the contents on this site are copyrighted ©.