Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Liturgjia në Solemnitetin e Shndërrimit të Zotit

Shndërrimi i Zotit - RV

05/08/2017 14:30

Nesër, kremtohet Solemniteti i Shndërrimit të Zotit. Kisha Lindore e quan festën e Shndërrimit të Zotit, “Pashkët e verës”, sepse në të shohim lavdinë e Hyjit, që duket në Birin e Tij; të njëjtën lavdi që do të shkëlqejë në Ringjallje. Në Leximin e parë të liturgjisë, vizioni i Danielit profet për një person të ngjashëm me birin e njeriut, shihet si profecia për Mesinë, që do të luftojë e do të fitojë kundër së keqes, pasi ka në dorë çdo pushtet. Ja përse, në Ungjill, Jezusi përdor për vetveten fjalët “bir i njeriut”, të cilat përsëriten shpesh. Letra e dytë e shën Pjetrit përmban dëshminë e kreut të apostujve për vizionin, që pati në mal. Ai vetë thotë se dëgjoi Zotin, që i ftonte apostujt të ndiqnin Birin e Tij.

         Lavdia hyjnore që shndrit mbi fytyrën e Krishtit të shndërruar nuk shërben për të na çuditur, por për të na garantuar zanafillën hyjnore të Jezusit. Ai është Biri i dashur, që Ati Qiellor e dërgoi për të shpëtuar botën. Të ndjekim Litugjinë e Fjalës së të dielës XVIII gjatë vitit kishtar...

 

05/08/2017 14:30