Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Lamtumira e fundit për ish-ambasadorin në Vatikan, z. Rrok Logu

Z. Rrok Logu, në kohën kur ishte ambasador pranë Selisë së Shenjtë

04/08/2017 14:56

Në kishën e fretënve në Gjuhadol të Shkodrës, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, z. Rrok Logu, i cili ndërroi jetë në Itali, më 1 gusht. Në meshën e kryesuar nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në bashkëkremtim me ipeshkvij e meshtarë nga Shqipëria, Kosova e trevat e tjera shqiptare, morën pjesë autoritete shtetërore nga ministria e jashtme, kryeminstria, parlamenti, besimtarë, miq e dashamirë. Një mesazh i Zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Angelo Becciu dhe predikimi i ipeshkvit të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përvijuan tiparet morale dhe përkushtimin e madh të z. Rrok Logu në të gjitha detyrat, që mbuloi në jetë: nga ajo e inxhinjerit elektrik në Koman e deri tek detyra e ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë e pranë Urdhërit të Maltës në Romë. Kryeredaktori ynë, don David Gjugja, ishte i pranishëm në kremtimin e sotëm. Të dëgjojmë informacionin e tij…

04/08/2017 14:56