2017-08-04 14:03:00

Cefalù, takim i diakonëve mbi shërbimin e të sëmurëve dhe strehimin e emigrantëve


Strehimi i emigrantëve dhe shërbimi i të sëmurëve: këto ishin dy temat që bashkësia e diakonatit në Itali zgjodhi për Kongresin kombëtar, mbledhur këto ditë në Altavia Milicia, provincë e Palermos. Marrin pjesë edhe familje, laikë e rregulltarë. Shtytja për reflektimin u mor nga fjalët e Papës i cili, në Mesazhet për Ditën Botërore të Emigrantit dhe Ditën XXV Botërore të të Sëmurit, kërkoi “vëmendje të posaçme për emigrantët e mitur e, posaçërisht, për ata, që janë vetëm” si dhe “kontribut të ri në përhapjen e  kulturës së jetës, të shëndetit e të ambientit”.

Në qendër të vëmendjes, pra, strehimi i emigrantëve dhe shërbimi ndaj të sëmurëve, dy sfida të reja, që kërkojnë angazhim konkret nga ana e diakonëve, për të qenë - siç porositi Papa gjatë vizitës së tij në Milano – rojtarë në Kishën e shërbimit.

Sot në Itali numërohen 4450 diakonë të shuguruar, 90% të martuar, me fëmijë e me profesion. E kjo është edhe bukuria e diakonatit – u nënvizua në takim - të jesh shërbyes në Kishë e të mund ta jetosh realitetin familjar e shoqëror, duke çuar atje dëshminë ungjillore e kësaj karizme.   








All the contents on this site are copyrighted ©.