Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Meksikë: katër meshtarë e shtatë gazetarë të vrarë në vitin 2017

Katedrale në Qytetin e Meksikos

03/08/2017 16:05

Zgjatet lista e meshtarëve të varrë në botë: këtë vit, numri ka arritur në dhjetë. Viktima e fundit, meshtari meksikan, atë José Miguel Machorro, u vra me thikë në katedralen e Qytetit të Meksikos, më 15 maj. Vdiq në spital. Është meshtari i katërt, që gjen vdekjen këtë vit në Meksikë, i gjashti në Amerikën Latine, ku kanë humbur jetën edhe dy priftërinj, njëri në Venezuelë e tjetri në Kolumbi. Katër meshtarë të tjerë janë vrarë në Afrikë: në Madagaskar, në Burundi e dy, në Kamerun. Kësaj liste i duhen shtuar edhe tre veprimtarë baritorë laikë, vrarë në Bolivi, Sudanin e Jugut e në Nigeri.

         Sidomos vala e dhunës në Meksikë është veçanërisht shqetësuese e godet eksponentë të Kishës e të shtypit. Më 1 gusht, u vra gazetari i shtatë që nga fillimi i vitit. Meksika është vendi i tretë në botë për viktimat ndër punonjësit e mediave. Organizata britanike “Article 19” dokumenton se nga viti 2000, në këtë vend janë vrarë më se 100 gazetarë. Meksika radhitet në vendin e 147-të për lirinë e shtypit, sipas listës së “Reporterëve pa kufi”.

03/08/2017 16:05