Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 3 gusht kalendari kishtar kujton shën Lidien

Shën Lidia - RV

03/08/2017 16:57

Lidia është fryti i parë i krishterimit në Evropë. Shtëpia e saj u bë qendra e parë e bashkësisë të ndjekësve të Krishtit, pra Kisha e parë në Evropë, në të cilën apostujt takoheshin dhe u jepnin zemër vëllezërve. Ja pjesa nga Veprat e Apostujve, që flet për shën Lidien apo Lidinë.

Kthimi në besim i Lidisë (Vap 11-15)

Lundruam, pra, prej Troadës dhe u nisëm drejt Samotrakës e të nesërmen për Neapol. Prej andej në Filipe ‑ qytet kryesor i asaj province të Maqedonisë, i banuar prej romakësh. Në këtë qytet zumë vend disa ditë. Të shtunën dolëm jashtë derës së qytetit, në breg të lumit, ku e çmonim se do të bashkohen në lutje. U ulëm e zumë t’u predikojmë disa grave që ishin mbledhur. Po dëgjonte kështu njëra prej tyre që e kishte emrin Lidi, grua që besonte në Hyjin, shitëse stofrash të purpurtë prej qytetit të Tiatirit. Kësaj Zoti ia hapi zemrën dhe pranoi çka thoshte Pali. Kur e mori pagëzimin ajo dhe familja e saj, ajo edhe na u lut: “Nëse më çmoni se jam besimtare e vërtetë e Zotit, ejani e banoni në shtëpinë time.” Na u desh të shkojmë.

03/08/2017 16:57