2017-08-01 15:48:00

Papa: nesër rifillon audiencën e përgjithshme


Papa rifillon nesër, pas pushimit veror, takimin e së mërkurës paradite, në orën 10.00, me audiencën e përgjithshme që, për shkak të vapës së madhe, do të mbahet në Sallën Pali VI. Katekizmin e sivjetëm Papa ia kushtoi temës së shpresës së krishterë, këtij virtyti të bukur, që na jep forcë të vijojmë udhën e jetës, rilexuar në dritën e Besëlidhjes së Vjetër e të Re, duke u dhënë besimtarëve shembuj të denjë për t’u ndjekur.

Kujtojmë se katekizmi kushtuar shpresës së krishterë, është i fundmi i një serie të gjatë, nisur në vitin 2013, pasi përfundoi Viti i Mëshirës, në hullinë e Shërbesës së Benediktit XVI.








All the contents on this site are copyrighted ©.