Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Venezuela: kardinali Parolin, shumë të angazhuar për rrugëzgjidhjen

Kardinali Parolin

31/07/2017 13:15

Papa dhe Sekretaria e Shtetit të Vatikanit janë shumë të angazhuar, në kërkim të rrugëzgjidhjes së krizës në Venezuelë. Pohimi është i kardinalit Parolin, gjatë Meshës, kremtuar me rastin e takimit të “Venetëve në botë”, në Piana del Cansiglio. Vatikani është përpjekur t’i ndihmojë të gjithë, pa asnjë dallim e duke i kujtuar secilit përgjegjësitë, që i takojnë. E jam përpjekur pakëz edhe unë, personalisht, sepse i lidhur shpirtërisht me këtë vend, ku kam punuar disa vite – pohoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit.

Duke iu përgjigjur kronistëve për veprimtarinë e Selisë së Shenjtë  lidhur me gjendjen në vendin jugamerikan, kardinali Parolin nënvizoi se është shumë delikate të ndërhysh në situata të vështira të vendeve të ndryshme. Më pas, duke menduar për Leximin I, në të cilin Zoti dialogon me Salomonin,  Prelati i lartë pohoi: “Shpresoj se Zoti do t’u japë të gjithëve urti e guxim, që të zgjedhin rrugë për të mirën e kësaj popullsie”.

“Të vdekurit janë shumë - nënvizoi -  e besoj se nuk ka kritere të tjera për t’u ndjekur, përveç së mirës së këtyre njerëzve të vuajtur. Duhet gjetur një rrugë paqësore e demokratike për të dalë nga kjo situatë. Dhe e vetmja rrugë është gjithnjë e njëjtë: njerëzit duhet të takohen, të flasin, por seriozisht, për të gjetur shtegun, që çon te rruga e zgjidhjes.  

31/07/2017 13:15