Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

SHBA-të, gati të përdorin forcën kundër Koresë së Veriut

Testi i raketës koreanoveriore - EPA

31/07/2017 17:35

Presidentit amerikan, Donald Trump, i duhet të merret sërish me Korenë e Veriut, pas provës balistike të së premtes nga ana e Piong-jangut, që provoi një raketë, e cila mund të arrijë deri në SHBA-të. Kërcënimi, pra, nuk është më teorik, prandaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë mundohet ta vërë fre me çdo mënyrë, duke filluar nga sanksionet ekonomike, tek kërkesa ndaj Kinës që të luajë rolin e saj e tek dërgimi i avionëve luftarakë në rikonjicion në hapësirën ajrore koreanoveriore.

         “Jemi gati të përdorim forcën shtypëse dhe vdekjeprurëse nëse është e nevojshme”, deklaroi gjenerali Terrence O’Shaughnessy, komandanti i Forcave Ajrore amerikane të Paqësorit. Problemi i vërtetë i presidentit Trump është indiferenca e Kinës. “Jam shumë i zhgënjyer nga Kina” shkruan ai në Twitter. “Udhëheqësit tanë të mëparshëm i kanë dhënë mundësi qeverisë kineze të fitojë miliarda dollarë në vit, përmes shkëmbimeve tregtare, por, pavarësisht nga kjo, Kina nuk bën asgjë për ne me Korenë e Veriut e këtë nuk do ta lejojmë më”. Nuk vonon përgjigjja e ministrit kinez të tregtisë: “çështja bërthamore koreanoveriore dhe tregtia ndërmjet Kinës e SHBA-ve janë çështje, që u përkasin dy sferave të ndryshme. Nuk janë të lidhura. Nuk duhet të diskutohen së bashku”. Edhe Koreja e Jugut, aleate historike e SHBA-ve, po mendon për një plan alternativ, që parashikon një program të vetin për raketat.

31/07/2017 17:35