Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Uria në botë: për Papën Françesku, sfidë e madhe e së ardhmes

Sudani i Jugut: në kërkim të ushqimit - AP

30/07/2017 09:00

Tingëllon e fuqishme, si klithmë kushtrimi, thirrja e Papës për mbrojtjen e gjithësisë, e, si pasojë, edhe për luftën kundër urisë.

Me Enciklikën “Lëvduar qofsh” dhe me audiencat në favor të fushatave, si ajo e organizuar nga Caritas Internationalis; me video-mesazhet e me  fjalimet drejtuar Fao-s (kujtojmë atë të 2014-tës në Selinë e Organizatës në Romë), Françesku nuk ngurron shumë e i fton të gjithë njerëzit e pushtetshëm të botës si dhe qytetarët e thjeshtë, t’i pranojnë përgjegjësitë e tyre:
“Angazhimi i secilit vend për të rritur nivelin e vet të ushqimit, për të përmirësuar veprimtaritë bujqësore dhe kushtet e jetesës e të punës së popullsisë fshatare, konkretizohet duke i dhënë shtytje sektorit bujqësor, duke shtuar prodhimet e duke vënë në jetë një sistem të frytshëm të shpërndarjes së  tyre. Por kjo nuk mjafton! Objektiva të tilla kërkojnë ta kemi parasysh çdo ditë se e drejta e çdo njeriu për t’u çliruar nga varfëria e nga uria varet nga detyra e mbarë familjes njerëzore për t’i ndihmuar konkretisht nevojtarët”.

Të dhënat janë të  frikshme. Statistikat e fundit, hartuar nga WFP-World Food Programme - Programi Ushqimor Botëror - flasin për 795 milionë njerëz në botë pa ushqim të mjaftueshëm e për 150 milionë të uritur më pak mbi tokë, nëse edhe gratë do të kishin të njëjtat të drejta me burrat në shfrytëzimin e burimeve.

Për ta konkretizuar situatën, mjafton të kujtojmë Jemenin (prej dy vjetësh në luftë civile), zhytyr në një nga krizat më të mëdha humanitare aktuale, siç deklaroi Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Josè Graziano da Silva, duke folur, qershorin e kaluar, në videokonferencën e Gjenevës, gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pyetja, që mbetet pa përgjigje, është një e vetme, sidoqë mund të duket krejt e rëndomtë: ç’e pengon për të arritur suksesin “Sfidën zero uri”, nismë e filluar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon si dhe projekte të tjera, lindur për zhdukjen e urisë në botë?

Ç’e pengon zhdukjen e kësaj shuplake, që përdoret në mënyrë cinike si armë për të mbrojtur interesa ekonomike dhe ekuilibra gjeo-politike të veçanta? Kjo pyetje, që e ka brenda vetes edhe përgjigjen, na tregon pse, me gjithë përpjekjet e shumta, në botë ka ende njerëz që vdesin nga uria!

Uria në botë, për Papën Françesku, mbetet sfidë e madhe e së ardhmes!

30/07/2017 09:00