Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Toka Shenjte: Al Azhar mbledh një Konferencë për Jeruzalemin

Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit

30/07/2017 08:30

Universiteti i Al Azharit, qendra më e madhe akademiko-teologjike e Islamit sunit, njoftoi se brenda shtatorit, do të mbledhë një konferencë ndërkombëtare për Jeruzalemin. Synimi është që institucione e organizma të rëndësishme të konfrontohen mbi të tashmen dhe të ardhmen e Qytetit të Shenjtë, pas tensioneve të fundit ndërmjet myslimanëve dhe izraelitëve në Sheshin e Xhamive.

Thirrje për të mos mbetur indiferentë para dhunës

         Në një deklaratë të botuar nga mediat egjiptiane, Universiteti Al Azhar i quan masat e shtetit izraelit për vendosur metaldetektorë në hyrjet e vendeve të shenjta – gjë që shkaktoi vështirësitë dhe protestat e myslimanëve – “të pabazuara në ndonjë parim humanitar apo qytetar”. Konferenca e fundit me karakter ndërkombëtar, organizuar nga Al Azhar, ishte ajo për paqen, në të cilën mori pjesë edhe Papa Françesku, më 28 prill të këtij viti.

30/07/2017 08:30